Bota

Protesta e dhunshme në veri/ Lëndohet një polic i Kosovës

Zyrtari u lëndua si pasojë e sulmeve me gurë.

31 Maj 2023, 20:22 Nga f.i

Protesta e dhunshme në veri/ Lëndohet një polic i Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me gurë. Gjithashtu gjatë ditës së sotme policia e Kosovës ka konfirmuar se është sulmuar me sende të forta dhe një makinë e forcave të saj.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime.

Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit. Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll