Bota

Haradinaj si 'Zelenskyy'/ Shfaqet në konferencë me bluzën e NATO-s, kërkon largimin e Kurtit

Haradinaj pohoi se situata është më e rëndë që nga viti 1999, duke shtuar se përgjegjës është vetëm kryeministri Albin Kurti.

31 Maj 2023, 19:53 Nga f.i
Haradinaj si 'Zelenskyy'/ Shfaqet në konferencë me
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë një konference për mediat tha se është i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të vendit. 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u shfaq para mediave me një bluzë me logon e NATOS dhe pohoi se situata është më e rëndë që nga viti 1999, duke shtuar se përgjegjës është vetëm kryeministri Albin Kurti.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Të nderuara media,

Jam shumë i shqetësuar për situatën në vend. Ajo sot është më e rënda që nga viti 1999. E shoh përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj situate, Kryeministrin Albin Kurti. Prandaj ai duhet të largohet menjëherë.

Çdo ditë e mbetjes së tij në krye të Qeverisë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin. Është hera e parë në histori që miku më I madh I Kosovës, ai që luftoi për lirinë tonë dhe që I vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, Amerika, i vendos sanksione Kosovës.

Dhe fajtor për këtë është një njeri, Albin Kurti. Prandaj u bëj thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën vendit të tyre, qofshin në Vetëvendosje apo në partitë tjera politike, qytetarë në vend e në diasporë, që sot ta ndihmojnë Albin Kurtin! Dhe ndihma e vetme e tyre është që ta bindin Albin Kurtin që të largohet nga kreu i Qeverisë, sepse është bërë i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmën e këtij vendi.

Kështu e ndihmojnë Kosovën, por e ndihmojnë edhe atë. Ai i cili I sjellë sanksione Kosovës nga Amerika, (kushdo qoftë ai) nuk mund ta drejtojë këtë vend!

ramush haradinaj

Sondazh

Poll