Bota

Parisi mbyll një nga atraksionet më të njohura të qytetit, pritet të rinovohet për 2 vite

Pasi magjepsi për 50 vjet dashamirët e artit dhe arkitekturës me ndërtimin e saj brenda dhe jashtë, Qendra Pompidou do të mbyllet për pesë vjet për tu rinovuar.

31 Maj 2023, 20:13 Nga I.A
Parisi mbyll një nga atraksionet më të njohura të qytetit,
Qendra Pompidou

FRANCË- Vendi i tretë më i vizituar kulturor i Parisit ka nevojë për rinovim. Pasi magjepsi për 50 vjet dashamirët e artit dhe arkitekturës me ndërtimin e saj brenda dhe jashtë, Qendra Pompidou do të mbyllet për pesë vjet për tu rinovuar.

Qendra, e cila përfshin një galeri, bibliotekë dhe restorant në pjesën e saj të jashtme pioniere të tubacioneve dhe kanaleve, do të mbyllet nga viti 2025 deri në vitin 2030 për t'iu nënshtruar riparimeve dhe punimeve ndërtimore që zyrtarët thonë se janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen e ndërtesës së pazakontë.

Ministrja e Kulturës e Francës Rima Abdul Mal ak njoftoi punën në fillim të këtij muaji, duke thënë se projekti i modernizimit dhe heqjes së asbestit, i vlerësuar të kushtojë 260 milion €, do të përjetësonte mbijetesën e tij. E vendosur në zemër të Parisit dhe me emrin e ish-presidentit francez Georges Pompidou, Pompidou tërheq disa milionë vizitorë çdo vit dhe ofron një nga pamjet më të mira në qytet.

qendra pompidou

Sondazh

Poll