Bota

FOTO/ Serbët vendosin flamurin gjigant edhe në Zubin Potok

Në këtë komunë, protestuesit serbë vendosën flamurin në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

31 Maj 2023, 14:37 Nga a.l
FOTO/ Serbët vendosin flamurin gjigant edhe në Zubin Potok
Zubin Potok

KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës. Serbët kanë vendosur një flamur gjigant të shtetit të tyre edhe në Komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës. Në këtë komunë, protestuesit serbë vendosën flamurin në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll