Bota

Humbi ndaj Erdogan gjatë zgjedhjeve në Turqi: Kilicdaroglu i hiqet imuniteti, do përballet me drejtësinë- Kush tjetër rrezikohet të gjykohet?

Imuniteti i tij aktual do të përfundojë zyrtarisht pasi deputetët e sapozgjedhur të bëjnë betimin në parlament, gjë që pritet të ndodhë më 2 qershor. 16 nga akuzat ndaj tij bazohen në akuzën e “fyerjes, kanosjes dhe shpifjes ndaj Presidentit”, që aktualisht është Recep Tajip Erdogan.

31 Maj 2023, 14:42 Nga k.m.
Humbi ndaj Erdogan gjatë zgjedhjeve në Turqi: Kilicdaroglu i hiqet
Kemal Kilicdaroglu

ANKARA- Kemal Kilicdaroglu është vendosur përballë 40 akuzave penale të ngritura ndaj tij, madje do t'i hiqet edhe imuniteti pasi nuk kandidoi si deputet për mandatin aktual dhe nuk u zgjodh president në zgjedhjet e 28 majit nën siglën e Partisë Popullore Republikane (CHP).

Imuniteti i tij aktual do të përfundojë zyrtarisht pasi deputetët e sapozgjedhur të bëjnë betimin në parlament, gjë që pritet të ndodhë më 2 qershor. 16 nga akuzat ndaj tij bazohen në akuzën e “fyerjes, kanosjes dhe shpifjes ndaj Presidentit”, që aktualisht është Recep Tajip Erdogan. Të dhëat i ka mësuar Deutsche ëelle. Nëse këto kallëzime penale pranohen nga prokuroria, Kilicdaroglu do të dalë para gjykatës. Ndër akuzat e tjera ndaj Kilicdaroglu janë: “përpjekje për të ndikuar në drejtësi, fyerje, shpifje, kanosje, fyerje e zyrtarëve publikë, shkelje e konfidencialitetit të hetimeve”.

Ndër akuzat kundër Kilicdaroglu është njëra që lidhet me një pamflet të vitit 2020 që detajon lidhjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet me rrjetin e Fetullah Gylen. Në pamfletin e quajtur “Baza Politike e FETÖ-së në 21 pyetje”, është përdorur një foto ku shihen Erdogan dhe Gylen së bashku. Burime pranë Kılıçdaroğlu thanë se nëse zyrtarisht nis një proces gjyqësor në lidhje me këtë fletëpalosje, kreu i PRC dëshiron të dalë personalisht në gjykatë dhe të flasë për lidhjen e rrjetit AKP-Gylen.

Liderët e tjerë të Aleancës Kombëtare (opozitare) gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të shërbejnë si deputetë pasi ishin kandidatë për zëvendëspresidentë të të ashtuquajturës "Aleanca opozitare". Në të njëjtën kohë, një gjykatë apeli është ende duke shqyrtuar dënimin me burg dhe ndalimin e veprimtarisë politike të vendosur ndaj kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu vitin e kaluar. Nëse dënimi mbahet në fuqi nga gjykata e apelit, atëherë Imamoglu nuk do të mund të kandidojë në zgjedhjet komunale të vitit të ardhshëm. 

kemal kilicdaroglu zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll