31 Maj 2023, 13:58
Nga m.s
Ivi Kaso
TIRANE- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në Bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave. Përfaqësues i “BF”-së Ivi Kaso tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës, janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme.
“Në përfundim të kësaj vendimarje, komisioneri ka shpallur kandidatin Edison Memolla me një diferencë nga ankimuesi prej 30 votash. Vendimarrja e KZAZ përkatëse lidhur me hartimin e tabelës përmbledhëse dhe miratimin për shpalljen nuk ka mundur të finalizohet, sepse të katërt prej anëtarëve kanë votuar kundër për shkeljet gjatë procesit. Veçanërisht për shkelje për nxjerrje të rezultatit. Kjo ka detyruar komisionerët ta miratorë ai vetë.
Lidhur me shkeljet e numërimit, diferenca mes dy kanditatëve është 30 vota. Fletët e pavlefshme është 276 vota. Më shumë se 9 herë më e madhe se diferenca mes dy kandidatëve. Kandidati që kemi mbështetur ne në këtë proces, për shkak të vendimarrjes të Kolegjit Zgjedhor, nuk kanë patur të drejtë të kishin numërues në të gjitha tabelat e numërimit, duke lënë gjysmat e tavolinave pa përfaqësues të subjektit tonë në procesin e numërimit. Dhe informacioni që kanë mbledhur dhe pasqyrimit të ankimimit përpara organit tuaj, kanë vërejtur një sërë parregullsish që na kanë shtyrë të kërkojmë një proces verifikimi të votave të pavlefshme në një pjesë të qëndrave të votimit. Në këtë zonë zgjedhore, procesi ka qënë i mangët, duke e konsideruar vota të vlefshme për një kandidat, për kanditin fitues, ose janë pavleftësuar pa arsye ligjore vota të vlefshme për kandidatin tonë, duke bërë një deformim të rezultatit, e shpall fitues kandidatin e PS-së me 30 vota diferencë”, tha Kaso.
Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së "BF"-së me 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut, kryesonte Hoxha me mbi 50 vota.
evi kaso zgjedhjet rrogozhine
Politike
31 Maj 2023, 13:42
A.B
KAS
TIRANË- Votimi në burgun e Rrogozhinës ka sjellë debate te mbledhja e Komisionit të Ankimimit dhe të Sanksioneve. Kj...
Politike
31 Maj 2023, 13:31
A.B
Perfaqesuesi i PS
TIRANË- Ditën e sotme në KAS po shqyrtohet kërkesa e 'Bashkë Fitojmë' për kutinë në burgun e...
Politike
31 Maj 2023, 12:46
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar 'zgjedhësit shëtitës' që sipas tij në ven...
Politike
31 Maj 2023, 12:18
A.B
Komisioni
TIRANË-Zbulohen edhe dy emra të tjerë të ambasadorëve të rinj që pritet të përfaqësojnë ve...
Politike
31 Maj 2023, 11:39
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Qeveria shqiptare mori ditën e sotme vendimin për shkirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Pas mbledhje...
Politike
31 Maj 2023, 11:36
A.B
Edi Rama
SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bra...
Politike
31 Maj 2023, 11:26
A.B
Edi Rama
SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga forumi i Sigurisë në Bratislavë se Kosova dhe Serbia kanë pasur gjithmon&eum...
Politike
31 Maj 2023, 11:19
A.B
Lefter Maliqi
TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka ka...
Politike
31 Maj 2023, 11:07
A.B
Edi Rama
SLLOVAKI-Kryeministri Edi Rama mendon se ushtria serbe s'ka fuqi në kufi të Kosovës. Teksa ishte i ftuar në forumin në Br...
Politike
31 Maj 2023, 11:04
m.s
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me rastin e 62-vjeçarit Ivzi Hoxha, i cili u d&e...