Politike

1 vit burg pasi kërcënoi me jetë djalin e Ramës/ Paloka: S’keni parë gjë akoma, gjykatat do dënojnë edhe po e patë me inat kryeministrin

31 Maj 2023, 11:04 Nga m.s
1 vit burg pasi kërcënoi me jetë djalin e Ramës/ Paloka:
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me rastin e 62-vjeçarit Ivzi Hoxha, i cili u dënua me një vit burg për veprën e kanosjes për "shkak të detyrës". Hoxha u arrestua pasi gjatë një proteste para Bashkisë, kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Paloka shkruan me tone ironike me anë të një postimi në Facebook se ende nuk kemi parë gjë akoma, pasi gjykatat do dënojnë qytetarët edhe po të shohin me inat kryeministrin Edi Rama.

Postimi nga Edi Paloka

“Pak nga pak…

Nuk keni parë asgjë akoma. Do fillojnë gjykatat “e pavarura” të dënojnë edhe po e patë me inat palloshin.

Kërceni tallava deri sa të vijë te dera juaj,” shkruan Paloka.

Protestuesi i "5 majit" Ivzi Hoxha, 62 vjeç është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës. Atij i ulet 1/3 e dënimit dhe do të vuajë 8 muaj heqje lirie.

Në seancën gjyqësore, i pandehuri tha: “Kërkoj mëshirë nga gjykata dhe jam penduar”. 62-vjeçari u shpreh se ishte i stresuar pasi i shembën shtëpinë, dhe nisën konfliktet e pronësisë me Bashkinë që do të investonte pallate në tokën e tij për të dëmtuarit nga tërmeti.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës këmbëngulte se kërcënimi i kryeministrit ishte real, për shkak të urrejtjes së shfaqur gjatë transmetimit live në televizion.

edi paloka ivzi hoxha edi rama

Sondazh

Poll