Politike

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria serbe në kufi të Kosovës ka ZERO fuqi

Rama e quajti atë që po ndodh në veri të Kosovës, 'shfaqje'. 

31 Maj 2023, 11:07 Nga A.B
Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë,
Edi Rama

SLLOVAKI-Kryeministri Edi Rama mendon se ushtria serbe s'ka fuqi në kufi të Kosovës. Teksa ishte i ftuar në forumin në Bratislavë, kreu i Qeverisë e quajti atë që po ndodh një shfaqje. 

'Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi 0. Cfarë mund të bëjë, asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme'

Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që në ditën e parë të tensioneve në veri të Kosovës, bëri një lajmërim të rëndësishëm, duke thënë se e gjithë ushtria do mobilizohet në kufi. Ai u bëri thirrje që qytetarët serb të mos konfliktohen me NATO-n, por nga ana tjetër ai tha se në rast se shqiptarët qëllojnë, gjërat do të  jenë ndryshe dhe për këtë është lajmëruar edhe NATO.

“52 serbë që kërkuan ndihmë në Mitrovicën e Kosovës janë lënduar. Tre prej tyre u plagosën rëndë. Katër serbë janë arrestuar, ne jemi duke negociuar për t’i liruar.  U plagosën 41 pjesëtarë të KFOR-it, kryesisht nga Italia dhe Hungaria, të gjithë e dinë, këto janë pasoja të rënda të vendimeve të Kurtit. Ushtria jonë është vendosur aty ku duhet."

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

edi rama tensione në veri të kosovës forumi i sigurise ne bratislave

Sondazh

Poll