Politike

Votimi në burgun e Rrogozhinës/Drejtuesi i KAS 'konfuzohet' nga deklarata e sekretarit: Qendra e votimit u krijua nga drejtori i burgut?

Kjo pasi është drejtuesi i KAS është konfuzuar nga deklarata e sekretarit të përgjithshëm në lidhje me krimimin e qendrës së votimit në këtë burg.

31 Maj 2023, 13:42 Nga A.B
Votimi në burgun e Rrogozhinës/Drejtuesi i KAS 'konfuzohet'
KAS

TIRANË- Votimi në burgun e Rrogozhinës ka sjellë debate te mbledhja e Komisionit të Ankimimit dhe të Sanksioneve. Kjo pasi është drejtuesi i KAS është konfuzuar nga deklarata e sekretarit të përgjithshëm në lidhje me krimimin e qendrës së votimit në këtë burg.

BISEDA:

Drejtuesi i KAS: Po në 2022 si është bërë? Drejtori i Burgjeve vendosi për hapjen e qendrës së votimit?

Sekretari i përgjithshëm: Ka 2 praktika, drejtor burgu që krijon një qendër votimi, e listën e bën 40 ditë para për korrgjimin e listës. Ka burgje të tjera që e bëjnë në moment të fundit. Në këtë rast është bërë para kohe, sipas ligjit. 

Drejtuesi i KAS: Kjo është qendër votimi në ambient special. Qendra e votimit e burgut në burg do jetë. Duhet vendim i propozuar nga KZAZ. Ju po thoni që s'ka një të tillë. Më duket se nuk po kuptohemi. Cfarë mund të ankimonin për këto zgjedhje? Ideja është që të krijohet kur ka zgjedhje, duhet të krijohet nga komisioneri e jo nga drejtori i burgut.

Sekretari i përgjithshëm: Drejtori i burgut ka bërë kërkesën...

kas per rrogozhinen

Sondazh

Poll