Politike

'Kokat nxehen'/ Tensionet s'kanë fund në veri, Rama në Sllovaki: Kosova dhe Serbia kanë probleme në verë, ndoshta ngaqë s'kanë det

Rama deklaroi se mes dy vendeve në thelb është një marrëveshje që duhet përmbyllur, ajo e njohjes reciproke.

31 Maj 2023, 11:26 Nga A.B
'Kokat nxehen'/ Tensionet s'kanë fund në veri, Rama
Edi Rama

SLLOVAKI- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga forumi i Sigurisë në Bratislavë se Kosova dhe Serbia kanë pasur gjithmonë përplasje para fillimit të verës. Duke shtuar 'kokat nxehen', Rama shtoi se mbase dy vendet janë në konflikt pikërisht para verës pasi nuk kanë det. Më tej, ai tha se mes dy vendeve në thelb është një marrëveshje që duhet përmbyllur, ajo e njohjes reciproke.

Keni të drejtë, po ngadalëson apo përshpejton është gjë tjetër. Për fat të keq para se të vij vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës, mbase nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 10 vjet më parë, ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot BP ësht në pozitën më të mirë, edhe mes Kosovës dhe Serbisë, janë vetëm hapa larg përmbushjes së marrëveshjes historike. Kjo shkon kundër inercisë së tyre për të luftuar për të jetuar. Ky konflikt aty ka një arsye që në këndvështrimin tim mund të ish-shmangur plotësisht. Nuk është tregues i problemeve konkrete, këta kryeratë të zgjedhur, thelb është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke. Ka një hezitim për të arritur këtë marrëveshje.”- tha kryeministri Rama për situatën në veri të Kosovës.

edi rama forumi i sigurise ne bratislave

Sondazh

Poll