Politike

EMRAT- Ambasadorët e rinj të Shqipërisë në Malin e Zi dhe Vatikan, postet u besohen grave

Ndryshimet përfshinë edhe ambasadën e Shqipërisë në Vatikan prej shumë vitesh pa drejtim në nivel ambasadori. Majlinda Dodaj aktualisht nga e ngarkuar me punë, propozohet të marrë postin e ambasadores në Selinë e Shenjtë.

31 Maj 2023, 12:18 Nga A.B
EMRAT- Ambasadorët e rinj të Shqipërisë në Malin e Zi
Komisioni

TIRANË-Zbulohen edhe dy emra të tjerë të ambasadorëve të rinj që pritet të përfaqësojnë vendin tonë në shtete të ndryshme. Kështu, 'Top Channel' raporton se Zhaklina Peto që mban gradën e “Profesor Doktores” në drejtësi, propozohet ambasadore për në Malin e Zi duke zëvendësuar Ridi Kurtezin që shkon ambasador në Emiratet e Bashkuara.

Ndryshimet përfshinë edhe ambasadën e Shqipërisë në Vatikan prej shumë vitesh pa drejtim në nivel ambasadori. Majlinda Dodaj aktualisht nga e ngarkuar me punë, propozohet të marrë postin e ambasadores në Selinë e Shenjtë.

Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme pritet në javën e ardhshme të nisë dëgjesat me kandidatët e propozuar për ambasador. Krahas presidentit Bajram Begaj këtij komisioni i ka mbërritur shkresa me emrat e propozuar, që mbajnë firmën e kryeministrit Edi Rama.

Dy ditë më parë, 'Top Channel' raportoi edhe emrat e 7 të propozuarve për ambasador.

-Mustafa Nano është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

-Ilir Gjoni i cili më herët ka qenë ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të shkojë si ambasador në NATO.

-Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati pritet të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber, në SHBA.

-Vendin e kryebashkiakut të ri të Vlorës, Ermal Dredha në Emiratet e Bashkuara pritet ta zërë Ridi Kurtezi.

-Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë, pritet të emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE./Dosja.al

ambasadoret e shqiperise

Sondazh

Poll