Politike

KAS për Rrogozhinën, përfaqësuesi i PS: Po u hoq një qendër votimi ndikon në rezultat, kërkojmë rrëzimin e ankimit

Ivi Kaso kërkon heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

31 Maj 2023, 13:31 Nga A.B
KAS për Rrogozhinën, përfaqësuesi i PS: Po u hoq një
Perfaqesuesi i PS

TIRANË- Ditën e sotme në KAS po shqyrtohet kërkesa e 'Bashkë Fitojmë' për kutinë në burgun e Rrogozhinës. Përfaqësuesi i tyre, Ivi Kaso kërkon heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

Kaso, tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS-së kërkon që të rrëzohet ankimi. 

'Pyetja e parë për administratën; qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës a ka qenë edhe në zgjedhjet e mëparshme?  Përgjigjia: Po

A ka pasur ankesë për ngritjen e kësaj qendre votimi? Përgjigjia: Jo

Për sa i përket vendimit të GJK, vendimi është i vitit 2007, kjo ka ardhur sipas një parimi. Po themi se duhet marrë një vendim që nesër të jetë ligj, po kalojmë nga e kundërta, që të dënuarve ne t'ia heqim të drejtën për të votuar. Kufizimi i kësaj të drejte nuk lejohet me ligj. KAS vetëm zbaton ligje, nuk ka aftësi që të bëjë ligje. Gjykata mund të bëjë konstatime. Pavarësisht kërkimeve, unë kërkoj rrëzim të heqjes nga rezultati, po u hoq një qendër votimi ndikon në rezultat dhe kjo qendër ndikon. Nëse KAS vendos ta heqë nga rezultati, në kodin zgjedhor është përcaktuar se cfarë ndodh. KAS, Kolegji nesër do konstatojë nëse kjo qendër ka qenë e rregullt. Ne kërkojmë rrëzimin e anikimit.'

Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së BF-së me 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut kryesonte Hoxha me mbi 50 vota./Dosja.al

kas per rrogozhinen ivi kaso

Sondazh

Poll