Bota

Protestat në veri/ Kurti takohet sot me Borrell dhe Lajçak në Bratislavë

Kryeziu nuk dha detaje se për çfarë do të diskutohet në takimin me ndërmjetësit për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por mendohet se në fokus do të jetë situata në veri të Kosovës dhe protestat e serbëve.

31 Maj 2023, 11:27 Nga a.l
Protestat në veri/ Kurti takohet sot me Borrell dhe Lajçak në
Josep Borrel, Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Bratislavës ku krei i qeverisë së Kosovës po merr pjesë. Lajmin e ka konfimruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. 

“Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit”, konfirmoi ai. 

Kryeziu nuk dha detaje se për çfarë do të diskutohet në takimin me ndërmjetësit për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por mendohet se në fokus do të jetë situata në veri të Kosovës dhe protestat e serbëve. Kryeziu tha se Kurti pas përfundimit të takimeve do të kthehet në Kosovë.

 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll