Bota

'Ndajmë vlera dhe parime të njejta'/ Ministri i Mbrojtjes në Kosovë: Ushtria jonë është ngritur me mbështetjen e SHBA-ve

Ai u shpreh se bashkëpunimi me SHBA do të vazhdojë. 

31 Maj 2023, 10:33 Nga a.l

 

'Ndajmë vlera dhe parime të njejta'/ Ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë

 

KOSOVË-  Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë një reagim pas përjashtimit të Forcës së Sigurisë nga pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”. Ai u shpreh se bashkëpunimi me SHBA do të vazhdojë. 

Ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasur mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje. Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim”, tha Mehaj. 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll