Bota

Protesta në veri/ Ish-kryetari i Zveçanit: Kërkesat tona janë të njejta! Të largohen kryekomunarët shqiptarë dhe policia e Kosovës

Ai kathënë para protestuesve se kërkesat e tyre mbeten të njëjta. Ata po kërkojnë largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu si dhe të kryetarëve të rinj shqiptarë.

31 Maj 2023, 09:57 Nga a.l
Protesta në veri/ Ish-kryetari i Zveçanit: Kërkesat tona
Ish-kryetari i komunës në Zveçan

KOSOVË- I pranishëm në protestën e sotme në tre komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç është edhe ish-kryetari i Kuvendit të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviç. Ai kathënë para protestuesve se kërkesat e tyre mbeten të njëjta. Ata po kërkojnë largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu si dhe të kryetarëve të rinj shqiptarë.

“Kërkesat janë të njëjta, të tërhiqet policia, të mos vinë kryetarët e rinj dhe të lirohen dy protestuesit e arrestuar të hënën në Zveçan”, tha Millosavleviç

Millosavleviç u ka bërë thirrje protestueseve të protestojnë në mënyrë paqësore. 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll