Bota

“Janë përcaktuar vijat e kuqe”/ Ministri serb i Mbrojtjes: Situata në Kosovë është shumë e rrezikshme

Ai tha se Forcat e Armatosura të Serbisë do të jenë në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake derisa të vlerësohet se interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë janë të kërcënuara dhe derisa ka rrezik të lartë të sigurisë në Kosovë.

31 Maj 2023, 10:07 Nga A.B
“Janë përcaktuar vijat e kuqe”/ Ministri serb i Mbrojtjes:
Millosh Vuçeviç

SERBI- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka deklaruar se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme. Ai i cilësoi vendimet e tyre si “të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”, teksa tha se janë përcaktuar vijat e kuqe.

Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë, ndërsa, nga aspekti politik, Serbia e ka përcaktuar se cilat janë vijat e kuqe kur ajo gjendet në një situatë, në të cilën i kërcënohen interesat jetike kombëtare dhe shtetërore. Po flasim për – Zoti na ruajt – skenarë ku dikush vret serbë”, tha Vuçeviç.

Ai tha se Forcat e Armatosura të Serbisë do të jenë në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake derisa të vlerësohet se interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë janë të kërcënuara dhe derisa ka rrezik të lartë të sigurisë në Kosovë.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll