Bota

FOTO-LAJM/ Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës, KFOR patrullon para komunave, si paraqitet situata deri tani

Ushtria e KFOR vijon të ruajë perimetrin e sigurisë rreth selive të komunave shtetërore, ndërsa protestuesit janë më shumë në numër krahasuar me një ditë më parë. 

31 Maj 2023, 10:01 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës, KFOR
protestat në veri

KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta e thirrur sot nga qytetarët serbë në 3 komunat në veri të Kosovës, Zveça, Leposaviç dhe Zubin Potok. Deri më tani situata paraqitet e qetë. Ushtria e KFOR vijon të ruajë perimetrin e sigurisë rreth selive të komunave shtetërore, ndërsa protestuesit janë më shumë në numër krahasuar me një ditë më parë. 

Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Kërkesat nga serbët lokalë janë të njejta, të tërhiqen kryekomunarët e rinj shqiptarë dhe policia e Kosovës. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll