Bota

Protesta e serbëve në veri/ Kryetari i Zubin Potokut shmang tensionet, punon nga zyra në Çabër

Zeqiri tha se situata në Zubin Potok aktualisht është e qetë.

31 Maj 2023, 10:09 Nga a.l
Protesta e serbëve në veri/ Kryetari i Zubin Potokut shmang tensionet,
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri konfirmon se ai po vijon edhe sot punën nga zyra e komunitetit në fshatin Çabër dhe jo nga komuna qendrore. Në këtë zyrë ka punuar edhe dje. Zeqiri tha se situata në Zubin Potok aktualisht është e qetë, shkruan Kurir.rs 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll