Aktualitet

15 shtëpi të përmbytura në Kuçovë, banorët apel shtetit: Na kompensoni dëmet

Apeli i tyre ndaj shtetit është për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë financiare

30 Maj 2023, 14:40 Nga m.s
15 shtëpi të përmbytura në Kuçovë, banorët
shtepia e demtuar nga rreshjet

KUÇOVË- Reshjet e dendura të shiut të rëna një ditë më parë në Kuçovë, kanë krijuar përmbytje në lagjen “1 Maji”, ku janë dëmtuar rreth 15 banesa. Banorët shprehen se uji që u vërshoi në shtëpi ka prishur gjithçka, që nga orenditë e deri tek elektro-shtëpiaket. Sipas tyre, shkak për këto përmbytje nuk është natyra por bllokimi i koletorëve, të cilat nuk janë pastruar për vite me radhë. Apeli i tyre ndaj shtetit është për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë financiare.

Drejtori i Zhvillimit Rural në Bashkinë Kuçovë, Nazmi Sula, ka pohuar se reshjet e rëna dje kanë dëmtuar në përgjithësi kulturat një vjeçare, siç janë gruri e perimet si dhe kulturat dru-frutore. Sipas Sulës, dëmi i shkaktuar në grurë ka qenë në masën 100%, raporton “balkanweb”. Ai ka pohuar se në fshatin Perondi është dëmtuar një sipërfaqe rreth 60 hektar, në fshatin Magjatë 50 hektar dhe në fshatin Gorraj 45 hektar, dhe kjo ka ndodhur pikërisht kur pritej që gruri të korrej dhe të magazinohej javën që vjen.

reshjet e shiut kucove

Sondazh

Poll