Aktualitet

“Fitoja 200 mln lekë në vit”- Flet Redjan Rraja, SQARON edhe “Audin” e Kejvinës: Nuk ia kam blerë unë, e kam thjesht shoqe

Në deklarimet e tij, Rraja mohoi të ketë lidhje me automjetin e modeles dhe deklaroi se “Audi” është i saj, e se ai nuk ka asnjë lidhje me mjetin.

30 Maj 2023, 13:10 Nga DOSJA
“Fitoja 200 mln lekë në vit”- Flet Redjan Rraja, SQARON
Redjan Rraja dhe Kejvina Kthella

TIRANË- Redjan Rraja ka dalë sërish përballë hetuesëve të SPAK. Sot, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ka folur përpara hetuesve në lidhje me automjetin tip “Audi” që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthjella.

Në deklarimet e tij, Rraja mohoi të ketë lidhje me automjetin e modeles dhe deklaroi se “Audi” është i saj, e se ai nuk ka asnjë lidhje me mjetin. Madje ka mohuar kategorikisht që ta ketë ndihmuar në blerjen e mjetit.

“Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthjellën, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë më emeër mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti,”-bëri me dije ai para hetuesëve. Ndërsa për të justifikuar paratë e tij, Rraja ka listuar klinikat stomatologjike që ka në Tiranë, duke pretenduar se prej tyre kishte fitime të majme.

"Kam tre klinika stomatologjike dhe siguroj deri në 200 milonë lekë të vjetra në vit. Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia,”-shtoi ai në dëshminë e tij.

E ndërsa SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Sot, në seancë Rraja tha se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada.

“Kur u ktheva nga Kanadaja do t’ia ktheja paratë, por u arrestova. Për këtë shkak i kërkova bashkëshortes ta revokonte kontratën,”- tha Rraja.

Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Ciços në vitin 2016 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Rraja theksoi se mund ta ketë pasur paciente, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë. Si pacient Rraja tha se njihte edhe Elton Çiçon, duke kujtuar se kishte qenë në të njëjtën tavolinë me të momentin e vrasjes.

Lidhur me mjetin "Audi", më herët, Kejvina Kthella, edhe modelja mjaft i njohur në shoëbizin shqiptar është marrë në pyetje në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Dosja.al ka mësuar se emri i Kthellës ka dalë nga mesazhet që ka shkëmbyer me Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, i cili është i vetmi i arrestuar për ngjarjen në fjalë ku mbetën të plagosur tre persona, prokuroria Arjan Ndoja, Landi Muharremi i njohur si ‘Rrumi’ dhe shoferi Andi Maloku.

Gjithashtu burime nga grupit hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga shenjët e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm. Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Mëgjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Rraja është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada dhe Shqipëri.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja ishte në makinë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe me shofer Andi Malokun në momentin që u nisën drejt Tiranës pasi kishin drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

redjan rraja arrestohet redjan rraja kejvina kthella

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2023, 12:01 k.m.

Erion Isai shkon në SPAK

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së...