Aktualitet

Sulmohet makina e grupit të xhirimit të News24 në veri të Kosovës

Mjeti i Panorama TV dhe News24 është goditur në pjesën e përparme të xhamit me gur. 

30 Maj 2023, 13:52 Nga A.B
Sulmohet makina e grupit të xhirimit të News24 në veri të
Makina

KOSOVË- Sulmohen sërish mediat në veri të Kosovës. Grupi i xhirimit të 'News24' dhe 'Panorama' në veri të Kosovës është sulmuar. Mjeti i 'Panorama TV' dhe 'News24' është goditur në pjesën e përparme të xhamit me gur. 

Ndërkohë, raportohet se është sulmuar dhe mjeti i 'A2CNN'.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll