Aktualitet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në fshatin Dukat, policia gjen dy turistët anglezë

Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e dy turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat

30 Maj 2023, 13:51 Nga m.s
Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë
foto ilustruese

VLORË- Policia ka bërë të mundur gjetjen e dy turistëve anglezë, të cilët kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat. Dy turistët anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor. Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e dy turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar.

Njoftimi i policisë

Dukat, Orikum

Kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu vijnë në ndihmë 2 turistëve anglezë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë. Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

nagorno- karabakh armeni azerbajxhan

Sondazh

Poll