Aktualitet

Tentoi të vriste me thikë një person në 2020, policia kap pas tre vitesh 20-vjeçarin e shpallur në kërkim

Në 10 janar 2020, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin R. A., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

30 Maj 2023, 12:41 Nga m.s
Tentoi të vriste me thikë një person në 2020, policia kap
Komisariati në Sarande

SARANDË- Policia Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Expose”, si rezultat i të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi M. B., 20 vjeç, banues në Sarandë.

I riu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Në 10 janar 2020, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin R. A., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda. Në kuadër të këtij operacioni, së bashku me 20-vjeçarin janë arrestuar edhe shtetasit I. H., 26 vjeç dhe M. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se kanë përkrahur të riun që të fshihej.

Njoftimi nga policia Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expose”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të shpallur në kërkim. Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të ndodhur ndërmjet tyre, më datë 10.01.2020, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim. Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin, me qëllim fshehjen. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një rast të krimeve kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Expose”, si rezultat i të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi M. B., 20 vjeç, banues në Sarandë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Më datë 10.01.2020, në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasi M. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin R. A., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda. Në kuadër të këtij operacioni, së bashku me shtetasin M. B. janë arrestuar edhe shtetasit I. H., 26 vjeç dhe M. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin që të fshihej. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

sarande plagosje me thike

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2023, 12:01 k.m.

Erion Isai shkon në SPAK

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së...