Aktualitet

Bazë armësh në Tiranë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Fatjon Muratin, dënohet me 5 vite burg Kristjan Gjini

Aktualisht, i riu është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë i sulmuan lokalin në zonën e Don Boskos, ku e vdekur mbeti banakierja dhe u plagosën 6 persona të tjerë.

30 Maj 2023, 12:41 Nga k.m.
Bazë armësh në Tiranë, Gjykata e Tiranës shpall të
Fatjon Murati

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin, i cili akuzohet se ka ngritur një bazë armatimesh në Tiranë. Në seancën e sotme, Kristjan Gjini ka pranuar se ishte ai përgjegjësi për bazën e armëve, ndaj edhe Prokuroria e Tiranës kërkoi 12 vite heqje lirie, por Gjykata ka vendosur ta dënojë me 7 vite e 6 muaj burg. Por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i zbret në 5 vite.

Ndërkohë që sa i përket të akuzuar tjetër, Fatjon Murati, Prokuroria kërkoi 3 vite heqje lirie, por Gjykata e ka rrëzuar kërkesën për të, duke cilësuar si të pafajshëm. Aktualisht, i riu është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë i sulmuan lokalin në zonën e Don Boskos, ku e vdekur mbeti banakierja dhe u plagosën 6 persona të tjerë.

Ndërkohë e akuzuara Franceska Kolgjegja, u dënua 90 për punë në shërbim të publikut.

Si u zbulua baza e armëve?

Depoja e armëve u zbulua disa  muaj më parë, pas kontrollit "blic" në Tiranë. Në banesë u gjet një arsenal armësh dhe municionesh. Në atë periudhë u gjetën dhe sekuestruan: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete. Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se Prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

fatjon murati kristian gjini franceska kolgjegja

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2023, 12:01 k.m.

Erion Isai shkon në SPAK

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së...