Aktualitet

Kushtet çnjerëzore në burgjet në Itali, sjellin numër rekord të vetëvrasjeve, mes tyre dhe shqiptarë

Nga të dhënat biografike që janë publikuar rezulton se 49 persona ishin italianë dhe 36 të huaj. Pothuajse gjysma e personave me origjinë të huaj (persona) vinin nga Shqipëria, Tunizia dhe Maroku.

30 Maj 2023, 14:00 Nga A.B
Kushtet çnjerëzore në burgjet në Itali, sjellin numër
Burg

ITALI- Raporti i observatorit “Antigone” trajton kushtet e paraburgimit që shënuan rekord vetëvrasjesh në vitin 2022. Observatori i burgjeve italiane “Antigone” ngriti një grup monitorues që vizitoi qelitë e paraburgimit nga veriu në jug të Italisë. Rezultatet e këtij raporti nënë titullin “Tortura është e ndaluar”, u publikuan sot.

Nga mbipopullimi që tashmë është një problem endemik, te kushtet e burgjeve që janë nën standardin që kërkon BE. Ky është raporti i parë i detajuar me të dhëna për rastet e dhunës në qelitë e burgjeve italiane ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë. Pasojë e këtyre kushteve dhe trajtimit që u bëhet të arrestuarve është dhe numri në rritje i vetëvrasjeve që shënoi rekord vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (që datojnë në vitin 2019), shkalla e vetëvrasjeve në Itali është 0.67 raste për 10.000 banorë. Duke i përballur këto të dhëna me ato që raporti në fjalë ka bërë publike rezulton se rasteve e vetëvrasjeve në paraburgim janë 23 herë më të larta se vrasjet në liri.

Nga të dhënat biografike që janë publikuar rezulton se 49 persona ishin italianë dhe 36 të huaj. Pothuajse gjysma e personave me origjinë të huaj (persona) vinin nga Shqipëria, Tunizia dhe Maroku.

Grupmoshat më të përfaqësuara janë ato ndërmjet 26 dhe 39 vjeç (37 persona) dhe midis 40 dhe 54 vjeç (29 persona); pjesa tjetër shpërndahet tek moshat 18-25 vjeç (10 persona), 55-69 vjeç (6 persona) dhe mbi 70 vjeç (3 persona). Mosha mesatare e personave që kanë kryer vetëvrasje është 40 vjeç. Personi më i ri ishte një djalë 20-vjeçar, më i madhi një zotëri 71-vjeçar.

Sa i përket origjinës gjeografike të të arrestuarve, në Itali prezencën më masive e përfaqësojnë të arrestuarit me origjinë marokene (20.3%), të ndjekur nga të arrestuarit nga Rumania (11.6%), shqiptarët (10.3%), tunizianët (10.1%), dhe nigerianët (7.1%). Më pas ka përqindje më të ulëta të të burgosurve janë egjiptianë (3.8%), senegalezë (2.7%), algjerianë (2.5%), gambianë (2.2%), pakistanezë (1.8%), peruan (1.4%), ukrainas (1.3%) , boshnjakë (1.1%), kinezë (1%), gjeorgjianë (1%) dhe kombësi të tjera përqindjet e të cilave ndalojnë nën 1%./Dosja.al

burgjet ne itali

Sondazh

Poll