Aktualitet

Goditet në Itali rrjeti i kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, 4 shqiptarë të arrestuar në grupin prej 41 anëtarësh

Dy shqiptarë të arrestuar banojnë në Parma, një në Reggio Emilia dhe një në Bergamo. Gjatë fazës hetimore është identifikuar se ky organizim mafioz ka kryer trafik drogë për rreth 1200 kg kokaine, 450 kg hashash e 95 kg marijuanë.

30 Maj 2023, 12:41 Nga k.m.
Goditet në Itali rrjeti i kokainës nga Amerika e Jugut në
Foto ilustruese

ITALI- Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, mbi 160 efektivë të Guardia di Finanza të Bolonjës, të SCICO dhe të departamenteve të tjera të Korpusit, kanë zbatuar 41 urdhra paraburgimi në Emilia Romagna, Lombardi, Toskanë, Lazio, Puglia, Basilicata dhe Kalabri. Antimafia italiane ka ekzekutuar sot në megaoperacionin e koduar “Aspromonte Emiliano”, falë dhe bashkëpunimit me autoritetet investiguese amerikane pranë Ambasadës Amerikane në Romë, kundër një grupi të përbërë nga italianë të lidhur ose të afërt me 'Ndrangheta të Reggio-s dhe Crotone-s dhe të përkushtuar ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës. 

Dy shqiptarë të arrestuar banojnë në Parma, një në Reggio Emilia dhe një në Bergamo. Gjatë fazës hetimore është identifikuar se ky organizim mafioz ka kryer trafik drogë për rreth 1200 kg kokaine, 450 kg hashash e 95 kg marijuanë. Droga është trafikuar përmes 14 kompanive të ngritura enkas për këtë trafik e që tregtonin mallra të ndryshëm nën emra fiktivë që vepronin për llogari të këtij grupi kriminal. Në mënyrë që të fshnin çdo gjurmë, trafikantët përdornin një rrjet sipërmarrësish kinezë që vepronin përmes një sistemi informal transferimi parash në Kinë e Hong Kong.

Si pasojë e operacionit, janë sekuestruar gjithsej 354 raporte financiare, 90 prej të cilëve janë kompani, 44 prona të patundshme, 17 automjete e aktivitete tregtare me vlerë rreth 50 milionë euro. 

 

operacioni aspromonte emiliano itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2023, 12:01 k.m.

Erion Isai shkon në SPAK

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së...