30 Maj 2023, 12:28
Nga A.B
Familja Malaj
TIRANË- Kunata e Tefta Malaj, e cila i mbijetoi masakrës në banesën e saj në Itali ku i shoqi i vrau me thikë vajzën e tyre 16-vjeçare Xhesika Malaj dhe italianin, Massimo De Santis, ka mohuar akuzat se 39-vjeçarja është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit. Raba Malaj u shpreh se Tefta Malaj e kishte telefonuar duke i kërkuar që të jetonte tek banesa e tyre, por bashkëshorti i saj nuk pranuar.
Raba Malaj: “Kemi ardhur këtu për të punuar. Unë nuk e pranova që të jetonte me ne. Ajo e shkatërroi familjen e saj. Më erdhi keq për djalin e vajzën, Nuk e kemi pranuar në shtëpi, por nuk e kemi kërcënuar.
Djalin ia kam larë e pastruar, ia kam dhënë atë ditë që doli nga spitali. I kam folur me edukatë. Ajo më mori në telefon dhe më tha që dua të vij të jetoj me ju. I thashë me gjysmë zëri mirë, por kur fola në darkë me bashkëshortin më tha që “nuk bëhet fjalë që ajo të vijë të jetojë me neve”. Nuk e di pse nuk u kthye të jetojë në banesën e saj, gjakun e ka larë burri im me duart e tij.
Burri më tha që nuk do i pranojmë në shtëpi. Unë e di çfarë kam hequr me karabinierët në shtëpi dhe të socialies. Kur erdhi të marrë djalin, unë i hapa derën e futa në shtëpi. S’ka pasur asnjë debat mes Teftës dhe burrit tim, ai është në gjendje të keqe. Ne nuk kemi kërcënuar njeri, edhe në ceremoninë mortore i kemi dhënë dorën. Ajo kërkon mbrojtje nga shteti dhe nxjerr këto.”
Taulant Malaj shkaktoi një masakër. Ai qëlloi 23 herë me thikë fiqnjin e tij, sapo ky i fundit doli nga banesa pasi dyshonte se kishte lidhje me të shoqen. Më pas u fut në shtëpinë e ti jdhe qëlloi gruan e vajzën e tij. Kjo e fundit, vetëm 16 vjeçe, Xhesika ndërroi jetë në vend. I trembur u gjet dhe djali i vogël, vetëm 5 vjeç./Dosja.al
taulant malaj raba malaj massimo de santis
Aktualitet
30 Maj 2023, 12:15
A.B
Edi Rama, Artan Fuga
TIRANË-Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga, i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku i...
Aktualitet
30 Maj 2023, 12:14
A.B
Spital
SARANDË- Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë. Forcat blu bëjnë të ditur...
Aktualitet
30 Maj 2023, 11:59
A.B
Shqiptaret
BRITANI E MADHE- 80 shqiptarë janë arrestuar në Britani të Madhe për 4 muaj. Këto janë shifrat e publikuara n...
Aktualitet
30 Maj 2023, 12:01
k.m.
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së...
Aktualitet
30 Maj 2023, 11:59
k.m.
Vehbi Bushati
LEZHË- Drejtori i Policisë së Lezhës Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra për shkak të procesit ...
Aktualitet
30 Maj 2023, 11:57
A.B
Policia
ITALI- Ditën e sotme janë vënë në pranga 15 persona të një grupi kriminal shqiptarësh me bazë n&e...
Aktualitet
30 Maj 2023, 11:36
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 1.5 mld lekësh gjat&...
Aktualitet
30 Maj 2023, 11:16
m.s
foto ilustruese
ÇOROVODË- Policia ka kapur një person të shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në muajin prill ka shoq...
Aktualitet
30 Maj 2023, 11:06
k.m.
Nurdin Dumani dhe Henrik Hoxhaj
TIRANË- Henrik Hoxha po dëshmon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Aktualitet
30 Maj 2023, 11:01
A.B
Policia
ITALI- Pesëmbëdhjetë persona u arrestuan ditën e sotme nga Guardia di Finanza, në Basilicata, Liguria dhe Pulia, si p...