Bota

Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Ajo ka dënuar fuqishëm sulmin e përfaqësuesve të strukturave paralele në Zveçan ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët po ndalonin turmën të futej në zyrat e objektit komunal.

30 Maj 2023, 12:25 Nga A.B
Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Dënoj
Asambleja

KOSOVË- Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, Joëlle Garriaud-Maylam, ka reaguar pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës. Ajo ka dënuar fuqishëm sulmin e përfaqësuesve të strukturave paralele në Zveçan ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët po ndalonin turmën të futej në zyrat e objektit komunal.

“I uroj shërim të shpejtë personelit të lënduar dhe përcjell mbështetjen tonë të plotë për misionin e KFOR-it. Vazhdoj të bëj thirrje për uljen e tensionit dhe kthimin në dialog”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social në Twitter.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës joëlle garriaud-maylam

Sondazh

Poll