Bota

TERROR në Bergamo, arrestohet i mituri, do planifikonte një sulm në emër të ISIS

Monitorimi i të riut nisi pasi publikoi në rrjetet sociale video propagandistike xhihadiste që i atribuohen ISIS-it.

30 Maj 2023, 11:42 Nga A.B
TERROR në Bergamo, arrestohet i mituri, do planifikonte një sulm
Foto ilustruese

ITALI- Një i mitur është vënë në pranga në Bergamo. Sipas mediave italiane, ai po hetohet për bashkëpunim me qëllim terrorizmi.

Ndalimi i urdhëruar nga Prokuroria Publike për të miturin u bë me datë 26 maj, dhe u krye nga personeli i Digos së Bergamos dhe Brescia dhe i Shërbimit për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Monitorimi i të riut nisi pasi publikoi në rrjetet sociale video propagandistike xhihadiste që i atribuohen ISIS-it. Gjatë hetimeve, zbulua se kishte një rrjet përdoruesish të rinj që janë mbështetës të ISIS-it, të pranishëm në vende të ndryshme evropiane dhe amerikane, shumë prej të cilëve janë arrestuar javët e fundit.

Nga hetimet u bë e mundur të konstatohej se i riu, ishte gati të merrte masa duke përpunuar planin për zjarrvënie në zonën ku banonte. Atij, iu zbuluan video të ekzekutimeve dhe manuale në lidhje me armët dhe paketimin e bombave, të cilat ai i shpërndau në rrjet, duke u kërkuar përdoruesve të tjerë të rinj të internetit që të ndërmarrin veprime të ngjashme./Dosja.al

itali sulm ne itali

Sondazh

Poll