Bota

Ngjarja që tronditi Greqinë ende shkakton 'trazira'...shtyhet seanca për vrasjen e Caroline u shty, piloti përgatitet për provimet, nuk del nga burgu

Mediat greke kanë zbuluar detaje të debatit në sallën e gjyqit, mes gjyqtarit dhe bashkëpunëtorit të avokatit të pilotit. 

30 Maj 2023, 11:38 Nga k.m.
Ngjarja që tronditi Greqinë ende shkakton
Babis Anagnostopoulos

GREQI- Gjyqi për vrasjen e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në maj 2021 në Glyka Nera u shty për të enjten, 1 qershor. Gjykata e Apelit me juri të përzier është shtyrë për shkak të pengimit që ka bërë avokati mbrojtës i pilotit vrasës. Mediat greke kanë zbuluar detaje të debatit në sallën e gjyqit, mes gjyqtarit dhe bashkëpunëtorit të avokatit të pilotit. 

DEBATI NË SALLË:

Gjyqtari: Ne kishim lënë për sot, avokati nuk na ka njohur për asnjë pengesë. Ju si partneri i tij nuk mund të merrni pjesë?

Bashkëpunëtori Papaioannidis: Jo, nuk kam autorizim.

Gjyqtari: Kemi dhënë dy shtyrje, nuk mund të vazhdojmë kështu që duhet të përfundojmë. Ku është kolegu juaj?

Bashkëpunëtor Papaioannidis: Në shtëpi.

Gjyqtari: Po të dërgojmë një polic do ta gjejmë atje?

Bashkëpunëtori Papaioannidis: Po.

Gjyqtari: Kujtojini zotit Papaioannidis nevojën për të qenë këtu... Për shkak të tij, gjyqi po pengohet.

Piloti 34-vjeçar nuk është paraqitur sot në sallën e gjyqit dhe me një dokument ka njoftuar gjykatën se autorizon partnerin e Papaioannidis si avokat, i cili përfundimisht nuk ka mundur të marrë pjesë në gjyq. Vetë 35-vjeçari i akuzuar nuk është paraqitur në Gjykatën e Apelit pasi po studion për të dhënë provimet Panhelene (njësoj me ato të Maturës Shtetërore).

“I akuzuari kryesor nuk ka ardhur sepse është duke u përgatitur për provimet dhe mësova se do të marrë pjesë në provimet e drejtësisë. E kuptoj por po shqetësohet shumë për t'u futur në Juridik, pasi po të futej në shkollën e aktrimit, atje ku ka edhe talent do kishte karrierë të shkëlqyer,”- tha avokati i familjes Crouch, Thanasis Harmanis.

 

babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll