Bota

Protestat në veri/ Kina: Jemi kundër veprimeve të njëanshme të Kosovës, NATO të kontribuojë për paqen

Ajo shtoi se pala kineze është kundër veprimeve të njëanshme të organeve të përkohshme vetëqeverisëse të Prishtinës. 

30 Maj 2023, 11:48 Nga a.l
Protestat në veri/ Kina: Jemi kundër veprimeve të njëanshme
Mao Ning

KINË- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kinë, Mao Ning deklaron se Kina mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial. 

“Kina i kushton vëmendje të madhe ngjarjeve përkatëse, mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, tha ajo.

Mao Ning theksoi se Kina i bën thirrje NATO-s të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe të kontribuojë për paqen rajonale, shkruan Kurir.rs. Ajo shtoi se pala kineze është kundër veprimeve të njëanshme të organeve të përkohshme vetëqeverisëse të Prishtinës. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës mao ning

Sondazh

Poll