Bota

Vijon pa incidente protesta në veri/ Pas bisedës me KFOR, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe protestuesit mblidhen te oborri i kishës (VIDEO)

Përfaqësuesit e Listës Serbe dhe protestuesit në Leposaviç i janë drejtuar oborrit të Kishës, pas bisedimeve me KFOR-in amerikan. 

30 Maj 2023, 11:59 Nga a.l
Vijon pa incidente protesta në veri/ Pas bisedës me KFOR,
Protestuesit i drejtohen Kishës

KOSOVË- Situata e protestave në veri të Kosovës aktualisht paraqitet e qetë. Përfaqësuesit e Listës Serbe dhe protestuesit në Leposaviç i janë drejtuar oborrit të Kishës, pas bisedimeve me KFOR-in amerikan. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll