Bota

Tensionet në veri/ Kongresisti amerikan: SHBA duhet të jetë me Kosovën

Torres në një postim në Twitter shprehet se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që ngre pyetjen pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë? 

30 Maj 2023, 08:06 Nga a.l
Tensionet në veri/ Kongresisti amerikan: SHBA duhet të jetë me
Ritchie Torres

KOSOVË- Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe plagosjes së 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit serbë. Torres në një postim në Twitter shprehet se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që ngre pyetjen pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë? 

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën", shkruan ai. 

Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. KFOR ka bërë të ditur se rreth 25 pjestarë të ushtrisë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes së tyre me protestuesit në komunën e Zveçanit. 

tensione në veri të kosovës ritchie torres

Sondazh

Poll