Bota

Si kaloi nata në veri të Kosovës? KFOR-i krijon kordon para komunave, mbyllen shkollat, hapen disa dyqane ushqimore

Fëmijët edhe sot në mëngjes nuk do shkojnë në shkollë, ndërsa janë hapur disa dyqane me ushqime elementare.

30 Maj 2023, 08:03 Nga A.B
Si kaloi nata në veri të Kosovës? KFOR-i krijon kordon para
Policia

KOSOVË- Në veri të Kosovës, nata ka kaluar e qetë. Forcat e KFOR-it ishin rreth ndërtesës së pushtetit lokal në Zveçan. Ja zhvillimet e minutave të fundit:

ORA 8.00 – KFOR-i krijoi një barrikadë të re

Si kaloi nata në veri të Kosovës? KFOR-i krijon kordon para

Ushtarët e KFOR-it ngritën një barrikadë të re disa qindra metra larg ndërtesës së vetëqeverisjes lokale në Zveçan. Në kordon janë 20 policë me mburoja. Po ashtu, u mbyllën edhe afrimet e tjera në godinën e pushtetit vendor.

Ora 07:50 - Punëtorët e Komunës së Zveçanit edhe sot janë mbledhur duke kërkuar kthimin në vendet e tyre të punës.

Si kaloi nata në veri të Kosovës? KFOR-i krijon kordon para

Punëtorët e Komunës së Zveçanit sot në mëngjes janë mbledhur para objektit të atij institucioni për të kërkuar kthimin në vendet e tyre të punës. Aktualisht janë rreth 100 prej tyre dhe më shumë po vijnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Anëtarët e KFOR-it ngritën një gardh rreth pesëdhjetë metra larg komunës dhe formuan një kordon. Situata në Zveçan tani për tani është e qetë, fëmijët edhe sot në mëngjes nuk janë në shkollë, ndërsa janë hapur disa dyqane me ushqime elementare./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll