Bota

Situatë e tensionuar në veri të Kosovës- Anulohet aktiviteti “Defender Europe 2023”

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

30 Maj 2023, 07:50 Nga A.B
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës- Anulohet aktiviteti
Ushtare

KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. /Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll