Bota

Polonia vendos sanksione ndaj 365 shtetasve të Bjellorusisë

Masa vjen si hakmarrje për burgosjen e gazetarit polako-bjellorus Andrzej Poczobut.

30 Maj 2023, 07:25 Nga a.l
Polonia vendos sanksione ndaj 365 shtetasve të Bjellorusisë
Një nga të sanksionuarit

POLONI- Polonia ka vendosur sanksione ndaj 365 qytetarëve të Bjellorusisë dhe ka ngrirë asetet financiare të 20 subjekteve dhe 16 personave të tjerë të lidhur me financimin rus. Masa vjen si hakmarrje për burgosjen e gazetarit polako-bjellorus Andrzej Poczobut, shkruajnë mediat e huaja. 

“Në lidhje me ruajtjen e vendimit drakonian në rastin e Andrzej Poczobut dhe represionet nga autoritetet bjelloruse ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Aleksandër Lukashenkos, ministri ka vendosur të fusë 365 shtetas bjellorusë në listën e të huajve qëndrimi i tyre në Territori polak është i padëshirueshëm”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Të sanksionuarve do t'u ndalohet edhe hyrja në zonën Shengen. Në mesin e personave që i nënshtrohen kufizimeve janë 159 deputetë. Anëtarë të tjerë të parlamentit tashmë janë vendosur në listën e sanksioneve polake. Sanksionet e reja zbatohen gjithashtu për gjyqtarët, prokurorët, oficerët e qeverisë, personalitetet sportive dhe personat e medias. 

andrzej poczobut

Sondazh

Poll