Bota

Tajfuni 'Mawar' afrohet në Filipine/ Nis evakuuimi i banorëve nga fshatrat, mbyllen shkollat dhe anulohen lundrimet

Parashikimet aktuale tregojnë se tajfuni do të kthehet në verilindje nga mesi i javës drejt Tajvanit ose Japonisë jugore.

30 Maj 2023, 07:28 Nga a.l,
Tajfuni 'Mawar' afrohet në Filipine/ Nis evakuuimi i
Filipine

FILIPINE- Zyrtarët filipinas kanë filluar evakuimin e mijëra fshatarëve, mbylljen e shkollave dhe ndalimin e lundrimeve teksa tajfuni Mawar po i afrohet provincave veriore të vendit një javë pasi goditi territorin amerikan të Guam. Parashikimet aktuale tregojnë se tajfuni do të kthehet në verilindje nga mesi i javës drejt Tajvanit ose Japonisë jugore, shkruajnë mediat e huaja. 

Autoritetet paralajmëruan për valë të rrezikshme baticash, përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje të dheut, teksa po kalon Cagayan dhe provincën më veriore të Batanes nga e marta deri të mërkurën. Erërat e forta goditën fshatrat lindore të Cagayan të hënën, duke shkaktuar shembjen e një magazine të vjetër dhe të pabanuar në një skelë dhe detyruar fshatarët të zhvendosen në qendrat e evakuimit.

Gati 5,000 njerëz kanë kërkuar strehim në Cagayan, Batanes dhe provinca të tjera. 

tajfuni ne filipine

Sondazh

Poll