Bota

Tensionet në Veri të Kosovës, Borrell: BE-ja dënon dhunën në Zveçan në termat më të ashpër

Borrell deklaron se aktet e dhunës janë të papranueshme.

30 Maj 2023, 07:39 Nga A.B
Tensionet në Veri të Kosovës, Borrell: BE-ja dënon
Josep Borrell

KOSOVË- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke i kërkuar Kosovës që të shtensionojë menjëherë situatën. Borrell deklaron se aktet janë të papranueshme.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.

BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të ndalin përshkallëzimin situatën.  Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi Borrell në Twitter.

josep borrell tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll