Bota

Protestat në veri/ Kryetari i Zveçanit nuk do të paraqitet në zyrat qendrore: Kemi biseduar me Policinë dhe KFOR

Peci tha se punën sot bashkë me kabinetin e tij e ka nisur në zyrën e komuniteteve. 

30 Maj 2023, 07:58 Nga a.l
Protestat në veri/ Kryetari i Zveçanit nuk do të paraqitet
Ilir Peci

KOSOVË- Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci njofton se sot nuk do të paraqitet në zyrtar qendrore të komunës për shkak të protestave dhe tensioneve. Peci tha se punën sot bashkë me kabinetin e tij e ka nisur në zyrën e komuniteteve. 

“Kemi dalë në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë në komunën e Zveçanit. Nuk kemi dalë në zyrën qendrore për shkak të situatës. Në bisedime me KFOR-in e policinë kemi ardhur në përfundim që për shkak të situatës të vijmë këtu. Besoj që do të kthehemi në zyrën qendrore”, tha ai. 

Dje situata më e tensionuar në veri të vendit ishte pikërisht në Zveçan, ku pati përleshje të mëdha në mes protestuesve serbë e forcave të KFOR-it. Gjatë përleshjes, protestuesit hodhën shok-bomba, gurë, e koktej molotovi. Ndërsa, përveç KFOR-it sulme pati edhe ndaj mediave. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll