Bota

Të shtëna me armë në plazhin në 'Hollywood Beach', 9 të plagosur, mes tyre tre fëmijë

Ngjarja ka ndodhur në resortin bregdetar të Hollivudit, gjatë festimeve në plazh për Ditën e Përkujtimit, ku të shtënat u shkaktuan nga një përleshje mes dy grupeve. 

30 Maj 2023, 07:41 Nga A.B
Të shtëna me armë në plazhin në 'Hollywood
Policia

SHBA- Të shtëna me armë në Florida. Gjatë sulmit, mbetën të plagosur nëntë persona, përfshirë tre fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në resortin bregdetar të Hollivudit, gjatë festimeve në plazh për Ditën e Përkujtimit, ku të shtënat u shkaktuan nga një përleshje mes dy grupeve. 

Autoritetet kanë arrestuar një person dhe një i dyshuar i dytë është në kërkim. 'Hollywood Beach' është një destinacion popullor plazhi që është rreth 15 kilometra nga Fort Lauderdale dhe 30 nga Miami./Dosja.al

te shtena me arme ne shba shba

Sondazh

Poll