Bota

Përplasjet në veri të Kosovës/ Plagosen 41 ushtarë të KFOR

Mes ushtarëve të plagosur ndodhen 11 italianë, nga të cilët tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

29 Maj 2023, 19:49 Nga f.i
Përplasjet në veri të Kosovës/ Plagosen 41 ushtarë
ushtar i KFOR

KOSOVË- 41 ushtarë të KFOR janë plagosur, si pasojë e përplasjes me protestuesit serbë në veri të Kosovës.  Mes ushtarëve të plagosur ndodhen 11 italianë, nga të cilët tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

KFOR-i ndërhyri për të shpërndarë demonstruesit serbë të cilët po demonstronin para bashkisë lokale për të protestuar kundër inaugurimit të kryetarit të ri të komunës. Ushtria përdori granata trullosëse, ndërsa demonstruesit hodhën gurë, shishe dhe objekte të tjera ndaj trupave të NATO-s.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll