Bota

VIDEO/ Zonja e Parë e Ukrainës nxjerr pamjet: Fëmijët vrapojnë drejt strehimoreve teksa dëgjohen shpërthime në Kiev

Shpërthimet kanë bërë kërdinë në kryeqytetin ukrainas mbrëmë, ndërkohë që Zelenska përshkruan situatën e trishtë dhe të rëndë që ndodhen qutetarët në Kiev.

29 Maj 2023, 19:30 Nga I.A
VIDEO/ Zonja e Parë e Ukrainës nxjerr pamjet: Fëmijët
Olena Zelenska

UKRAINË- Gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Olena Zelenska ndau një video nga Kievi, ku shfaqeshin fëmijët që vrapojnë drejt strehimoreve për shkak të një sulmi ajror rus. Shpërthimet kanë bërë kërdinë në kryeqytetin ukrainas mbrëmë, ndërkohë që Zelenska përshkruan situatën e trishtë dhe të rëndë që ndodhen qutetarët në Kiev.

“Kiev. Mëngjes pas një nate pa gjumë nën zjarr. Përsëri ankth… Fëmijët që bërtasin dhe vrapojnë për t’u mbrojtur nga tingujt e shpërthimeve janë realiteti ynë. Por nuk duhet të jetë kështu – askund, kurrë. Frika nuk mund të jetë fikur – por ne nuk ngrijmë, por veprojmë. Ukraina vazhdon luftën”, shkruan Zelenska.

volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi olena zelenska

Sondazh

Poll