Bota

I shpallur në kërkim nga familja, gjendet trupi i dekompozuar i biznesmenit italian në bagazhin e makinës

Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani nga policia, trupi ka qenë në gjendje të avancuar dekompozimi.

29 Maj 2023, 18:45 Nga I.A
I shpallur në kërkim nga familja, gjendet trupi i dekompozuar i
Marco Conforti

ITALI- Një trup i dekompozuar është gjetur mbrëmjen e kaluar në një valixhe në Torino të Italisë. Mësohet se trupi i përket 55-vjeçarit Marco Conforti. Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani nga policia, trupi ka qenë në gjendje të avancuar dekompozimi.

55-vjeçari nga Castagneto Po u gjet i pajetë në bagazhin e makinës së tij.  Sipërmarrësi në sektorin e autoshkollës kishte disa ditë që nuk kishte lajme për të dhe familja e tij e kishte deklaruar të zhdukur dy ditë më parë. Sipas hetimeve të para, vdekja e 55-vjeçarit do të kishte ndodhur edhe para denoncimit.

marco conforti

Sondazh

Poll