Bota

Bislimi: Kryetarët mund të punojnë vetëm nga ndërtesat e komunës

Bislimi ka theksuar se është e rëndësishme që kryetarët në veri të fillojnë sa më parë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

29 Maj 2023, 18:49 Nga f.i
Bislimi: Kryetarët mund të punojnë vetëm nga ndërtesat
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvëndës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kryetarët e zgjedhur në 4 komunat veriore mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës. Komentet për situatën në veri Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shkruan REL.

Bislimi ka theksuar se është e rëndësishme që kryetarët në veri të fillojnë sa më parë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka thënë Bislimi.

Ndërkohë nga ana tjetër ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”. Sipas tij nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll