Bota

Tensionet në veri/ Dy protestuesë serb të plagosur pas përplasjes me KFOR-in, një në gjendje të rëndë

Gjithashtu raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe ushtarë të forcave të NATO-s.

29 Maj 2023, 18:28 Nga f.i
Tensionet në veri/ Dy protestuesë serb të plagosur pas
veriu i Kosovës

KOSOVË- Pas përplasjes së KFOR me protestuesit në Zeçan, dy persona kanë mbetur të lënduar. Kurir.rs raporton se si pasojë e përplasjeve mes protestuesve dhe KFOR, kanë mbetur të plagosur 2 serbë, një prej të cilëve raportohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Gjithashtu raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe ushtarë të forcave të NATO-s. Disa autoambulanca janë parkuar në qendër të qytetit dhe mjekët u japin ndihmën e parë të lënduarve nga gazi lotsjellës.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll