Bota

Tajani: 11 nga ushtarët e plagosur në Kosovë janë italianë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Tajani ka shprehur solidarizimin e tij me ushtarët e misionit të KFOR të cilët u plagosën në veri të Kosovës gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe policisë kosovare.

29 Maj 2023, 19:37 Nga f.i

Tajani: 11 nga ushtarët e plagosur në Kosovë janë

KOSOVË-Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se 11 nga ushtarët e plagosur në  veri të Kosovës janë  italianë dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Me anë të një postimi në Twitter ka shprehur solidarizimin e tij me ushtarët e misionit të KFOR të cilët u plagosën në veri të Kosovës gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe policisë kosovare.

“Dua të shpreh solidarizimin me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën”,-shkruan ministri i jashtëm italian Antonio Tajani.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensione në veri të kosovës antonio tajani

Sondazh

Poll