Bota

Abdixhiku takim me Von Cramon: Koordinimi i veprimeve me aleatët ndërkombëtar, i domosdoshëm

Abdixhiku ka theksuar qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët ndërkombëtar.

29 Maj 2023, 19:10 Nga f.i
Abdixhiku takim me Von Cramon: Koordinimi i veprimeve me aleatët
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Abdixhiku ka theksuar qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët ndërkombëtar.

“Abdixhiku e njoftoi znj.Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar”, ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media.

Po ashtu Abdixhiku e falënderoi Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

lumir abdixhiku tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll