Bota

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse sulmojnë stacionin e karburantit, vdes një 28-vjeçar dhe plagosen tetë të tjerë

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi se një nga bombat ajrore goditi një pikë karburanti, duke vrarë punëtorin dhe duke plagosur tetë civilë.

29 Maj 2023, 18:56 Nga f.i

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse sulmojnë stacionin e karburantit,

UKRAINË- Një 28-vjeçar është vrarë sot në një sulm rus në një pikë karburanti në Ukrainën lindore. Mediat e huaja raportojnë se së fundmi forcat ruse kanë sulmuar qytetin e Toretsk.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi se një nga bombat ajrore goditi një pikë karburanti, duke vrarë punëtorin dhe duke plagosur tetë civilë. Një bombë e dytë goditi një ndërtesë administrative në qytet, duke plagosur banorin vendas.

Policia dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje për të identifikuar numrin përfundimtar të viktimave mëngjesin e sotëm.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll