Bota

SHIFRAT/ Zgjedhjet në Turqi, Ballkani Perëndimor preferon Kiliçdaroglu më shumë se Erdogan

Kjo pasi mbi 60% të votave në Ballkanin Perëndimor i mori rivali i tij Kemal Kiliçdaroglu. 

29 Maj 2023, 17:58 Nga I.A
SHIFRAT/ Zgjedhjet në Turqi, Ballkani Perëndimor
Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan fitoi zgjedhjet në Turqi, por diaspora turke në Ballkanin Perëndimor duket se nuk e preferon. Kjo pasi mbi 60% të votave në Ballkanin Perëndimor i mori rivali i tij Kemal Kiliçdaroglu. 

Në Shqipëri Kiliçdaroglu mori 65.71 % të votave, ndërsa Erdogan vetëm 34.29% të votave. Në Kosovë, Kiliçdaroglu ka fituar shumicën e votave me 56.9 % ndërsa Erdogan ka marrë 43.1%. Në Maqedoninë e Veriut Erdogan mori vetëm 45.38 % të votave, ndërsa kundërshtari i tij 54.62 %.

Ndërsa në Mal të Zi Erdogan mori 15 % të votave, ndërsa Kiliçdaroglu mori 84.63 %. Në Serbi ndiqet e njëjta linjë ku Erdogan ka marrë 40.81 % dhe Kiliçdaroglu 59.19 % të votave.

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll