Bota

Daçiç për tensionet në veri: KFOR duhet të ndalojë veprimet e njëanshme të Kosovës

Daçiç shtoi se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie. 

29 Maj 2023, 09:22 Nga a.l

 

Daçiç për tensionet në veri: KFOR duhet të
Ivica Daçiç

 

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar lidhur me situatën e tensioneve në veri të Kosovës. Ai shprehet se KFOR-i duhet të ndalojë veprimet e njëanshme të Kosovës. 

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiç për Radio-Televizionin e Serbisë.

Daçiç shtoi se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

ivica dacic

Sondazh

Poll